AKTUALITET

Goditen organizatat kriminale të lidhura me Camorra-n e Ndragheta-n, në pranga edhe shqiptarë

10:00 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka realizuar me sukses një operacion për shkatërrimin e dy organizatave kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n, që vepronin të përqendruara kryesisht në Romë.




Roma Today” bën me dije se operacioni antidrogë u zhvillua në periferi të Romës dhe Napolit, ku në pranga mbetën 19 persona.

Mes të arrestuarve ishe një femër dhe disa persona me origjinë shqiptare ndaj të cilëve rëndojnë akuza si: trafikim të lëndëve narkotike, kontrabandë armësh dhe ndaj dy prej tyre qëndron edhe akuza për lëndime të rënda me armë zjarri dhe në mënyrë mafioze.

Për 16 prej tyre është dhënë masa e arrestin me burg, ndërsa për 3 arrest shtëpie.

Arben Zogu, është një tjetër shqiptar në rrjetin e organizatave kriminale, i njohur nga policia italiane.

Sipas policisë në aksion morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë.

Hetimet kanë zbardhur se këto dy grupime kriminale të armatosura e me aktivitet me trafikun  drogës vepronin në sinergji me njëra-tjetrën.

Njëri prej tyre drejtohej nga Salvatore e Genny Esposito, djemtë e bosit kamorrist Luigi Esposito i njohur me nofkën Naccella. Ndërsa grupi tjetër  drejtohej nga Vincenzo Pollito i cili bashkëpunonte me mafian kalabreze Ndrangheta të familjeve Filipone e Gallico të cilat vepronin në provicën e  Romës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.