Kryesore

Kokaina në Durrës, PD dhe PS si “macja me miun”… Basha: Të gjurmohen Olsi Rama dhe Agron Xhafa

13:13 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sasia rekord e kokainës së kapur në Durrës, duket se po përdoret tashmë qartësisht për lojë politike, ndërsa pas hekurave kemi vetëm dy të arrestuar.




Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar të mërkurën kërkesën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj drejtuar Prokurorisë për thirrjen e tij dhe Berishës për të dëshmuar si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e kokainës së kapur në Durrës.

“Kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt. Është vendosja e Prokurorisë nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Fatmir Xhafajn për drogën”, tha Basha një konferencë për mediat.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i kërkoi drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës.

Përmes një letre, ministri thotë se 2 deputetët duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërisht për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kg kokainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.