SPORT

Manchester City në panik, lojtari zhduket papritur

14:56 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ku ka përfunduar Yaya Toure? Kjo është pyetja që po i bëjnë vetes në Bregun e Fildishtë dhe jo vetëm. Mesfushori i Manchester City-it nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares dhe nuk ka bërë asnjë komunikim zyrtar. Lojtari duket se është zhdukur dhe është kthyer në çështje në vendin e tij.




Lajmi është bërë i ditur nga federata e Bregut të Fildishtë nëpërmjet një komunikate për shtyp: “Të gjithë futbollistët që luajnë në Europë janë të pranishëm, përveç Yaya Toure. Stafi i kombëtares nuk ka asnjë lajm në lidhje me kapitenin e Elefantëve, fitues të Kupës së Afrikës në 2015-ën”.

Asnjë raport mjekësor, asnjë telefonatë për një Toure që duket se ka humbur gjurmët në atdheun e tij dhe që ka pak mundësi të marrë pjesë në miqësoret që do të luajë kombëtarja e tij, e cila nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.