SPORT

Menaxheri i Kukësit komenton shortin e Kupës: Doja të kishim përballë Skënderbeun

14:55 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është hedhur sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kukësi është shortuar me Laçin, ndërsa Skënderbeu me Flamurtarin.




Pas hedhjes shortit, menaxheri i Kukësit, Naim Halili, në një prononcim për “Supersport”, ka bërë të ditur se do të donin të kishin Skënderbeun kundërshtar.

“Ne nuk kishim preferenca pasi të katërt ekipet janë të forta, por ne kemi mundësitë më të mëdha për të kaluar në finale. Besoj se tani është radha jonë. Janë dy ndeshje dhe nuk jemi të avantazhuar, por me kualitetet që kemi në ekip mendoj se do t’ia dalim. Edhe për finalen nuk kemi preferenca pasi si Skënderbeu ashtu edhe Flamurtari janë ekipe të forta.

Të jem i sinqertë doja që përballë të kishim Skënderbeun. Kishim dëshirë për të eliminuar ekipin kampion”, – u shpreh Halili.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.