KULTURË

Mirush Kabashi për projektin e Teatrit: Organizim i frikshëm i lidhur me mafian

16:20 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debatit të krijuar në publik lidhur me shembjen e teatrit ekzistues dhe ndërtimit të një të riu, por me formulën PPP (Partneritet – Publik – Privat), i është bashkuar edhe aktori i njohur i skenës dhe kinemasë, Mirush Kabashi.




Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kabashi thotë se e sheh prishjen e teatrit Kombëtar të lidhur me interesa të mafies së ndërtimit.

Sipas aktorit të madh, ajo që kërkojnë artistët është transparencë lidhur me projektin. Sa i përket ligjit për artin, Kabashi vëren problematika të mëdha duke nënvizuar se ky ligj zhduk pavarësinë e bordeve artisitike me përbërjen e artistëve për të vendosur për veprat artistike.

“Të gjitha së bashku, dhe funksionaliteti, dhe mundësia sesi mund të ndërtohet më mirë dhe fakti që imponohet dhe nuk bëhet një diskutim i hapur, sepse mund të ketë dhe variante të tjera, ndoshta më të mira. Ajo që kërkohet, mbi të gjitha është transparenca që të bëhet një gjë e qëndrueshme dhe artistike dhe të tillë mund ta bëjnë vetëm artistët dhe jo politika, e aq më tepër ekzekutivi, që mesa duket është i kapur dhe i lidhur me interesa të mëdha të një lloj organizmi të frikshëm, që quhet mafia e ndërtimit.” thekson mes të tjerave aktori i madh


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Urgjentisht duhet te ripikturohet mbi kanavacen, paqartesisht te cmueshme, “Mbjellja e Pemeve” te Edi Hiles! Propozoj qe mbi te pasi ta kemi kruar e zhdukur teresisht, tja japim ne perdorim Gerhard Richterit, i cili do tja dhuroje me pas Muzeut te Ri te Arteve te Shqiperise. Jam i bindur qe te gjithe do ta pranonin kete propozim – edhe vete autori…Une nuk mund te pajtohem me qendrimin e aktoreve te Teatrit. Ata kujtojne se jane akoma ne skene dhe riperserisin te vetmin Akt qe njohin. Tashme Akti nuk mund te jete perseri i njejti dhe mbi te gjitha nuk mund te luhet me ne Teater. Aktore dilni nga skena e Teatrit, luani rrolin tuaj historik dhe mbroni Godinen e pazevendesueshme te Teatrit Kombetar.

    Përgjigju ↓