SPORT

Tronditet Skënderbeu, Orges Shehi lë “anijen” pa kapiten

11:23 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orges Shehi është një nga titullarët e padiskutueshëm të Skënderbeut ndër vite. Gardiani u dëmtua në sfidën ndaj Luftëtarit dhe u detyrua të zëvendësohej.




Trajneri Daja tha në konferencën pas ndeshjes se mendonte që dëmtimi i tij nuk ishte i rëndë, por duket se situata ka ndryshuar.

Pas disa kontrolleve më të imtësishme rezulton se kapiteni i Skënderbeut ka probleme me ligamentin e brendshëm të gjurit, shkruan PanoramaSport.

Edhe pse nuk është nevoja për ndërhyrje kirurgjikale, Shehi mendohet të qëndrojë rreth një muaj larg fushave. Në mungesë të tij, vendin si gardian i Skënderbeut pritet ta ketë portieri i dytë, Aldo Teqja

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.