Kryesore

Detaje/ Aksidenti me 2 të vdekur në Burrel, arrestohet 15-vjeçari

08:17 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të rinjë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Komsi të rrethit të Matit, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur.




Makina e cila i mori jetën Gentian Hanit dhe Alfred Ballës drejtohej nga 15-vjeçari me iniciale Xh. N, i cili mëngjesin e sotëm është vënë në prangat e policisë.

Ai dyshohet se ishte në timonin e mjetit që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hani dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.

Mësohet se automjeti që drejtonte 15-vjeçari u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i polisisë

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet  është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani,  rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.