LIFE STYLE

Profesori që mëson matematikën përmes “magjisë”

14:52 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mësuesi australian Eddie Woo ka fituar miliona ndjekës në të gjithë botën me mënyrën energjike dhe të thjeshtë të shpjegimit të matematikës.




Ai i publikon videot e tij në Youtube, gjë që ndihmon pjesën më të madhe të studentëve. Mësuesi i shpjegon leksionet në një mënyrë aq të thjeshtë dhe të bukur duke përdorur stile magjie dhe i tërheq të gjithë.

Woo: Kur fillova të bëj këto video, kisha në mendje vetëm një student. Ai ishte shumë i sëmurë dhe humbi shumë orë mësimi. Kështu filluan të ndiqen në të gjithë botën dhe për mua ishte suprizuese.

Qyteti i dha atij një çmim për kontributin që ka dhënë në edukim, duke e vlerësuar si mësuesi më i mirë global.

Woo: Të mendosh për matematikë jo si një lëndë e frikshme, jo dicka që është vetëm për njerëz të vecantë. Dua të mendojnë se është e kuptushme, të hap rrugët e një universi që nuk e keni imagjinuar kurrë më parë. Mund të dilni jashtë dhe të shihni petalet dhe mënyrën e një lule. Gjithcka mund të shpjegohet me matematikë.

Gjithashtu mësuesi përdor metoda të ndryshme me studentët e tij duke përdorur letra apo objekte të tjera që të tërheqë vëmendjen e tyre duke i mësuar më thjesht për këtë lëndë që shpesh herë konsiderohet e komplikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.