AKTUALITET

Pellg gjaku në rrugë dhe…pamjet e aksidentit ku humbi jetën djali dhe u plagosën prindërit

17:35 - 23.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një person humbi jetën ndërsa u plagos rëndë babai  i tij.




Gazetarja Brikena Metaj raporton për Gazetën Shqiptare se aksidenti i rëndë ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”,  mjeti me targa KJ 8504 A tip Volksëagen që drejtohej nga E.Gj, 21 vjeç, nga Kavaja,  është përplasur me një mjet  zetor që drejtohej nga Sali Ngjelina.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën djali i drejtuesit të zetorit, Klajdi Ngjelina 25 vjec.

Ndërsa mbetën të dëmtuar babai i viktimës, 64 vjeçari Sali Ngjelina i cili njëherësh ishte edhe nën drejtimin e zetorit, si dhe gruaja e tij H.N 58 vjeçe.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, përplasja ka qenë e fortë ndërsa duke përmbysur edhe zetorin.

Ndërsa në asfalt shihet pellgu i gjakut të të lënduarve, duke e bërë bilancin edhe më tragjik të kësaj ngjarje të rëndë.

fototo fotototo111 fotototo aasasas fototot sss fototo
<
>

Gjithashtu po nga përplasja  është dëmtuar pa probleme për jetën edhe M.GJ,  nëna e drejtuesit të mjetit Volksëagen e cila është transpotruar për në spitalin rajonal Gjirokastër.

Grupi Heitmor po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se ka qenë zetori që i ka ndërprerë rrugën automjetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.