Kronikë

“Shëtitës”, profesionistë, të dhunshëm… Si funksiononte grupi i grabitësve që u përplasën me policinë

14:56 - 24.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shëtitës”, profesionistë dhe të dhunshëm. Ky është përshkrimi, që hetuesit kanë për grupin e grabitësve, i cili u përplas me policinë në Fier.




Sipas hetimeve të deritanishme, policia thotë se është një grup i sofistikuar kriminal. Akoma dhe më shumë ata i frikësohen faktit se grabitësit janë të pamëshirshëm dhe në çdo moment mund të hapin zjarr kundrejt atyre që iu prish planin.

Megjithëse e ka marrë veten nga plumbi që e goditi në këmbë, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, 33-vjeçari Arben Muça, njëri prej grabitësve e ka “kyçur” gojën dhe nuk ka treguar për shokët e tij.

Arben Muça
Arben Muça

 

Pse “shëtitës”? Sipas hetuesve ka të dhëna se ky është grupi që ka kryer një sërë grabitjesh me armë kohët e fundit në qytete të ndryshme të vendit. Dhe në çdo grabitje policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë, që mund të çonte në identifikimin e tyre.

Në rastin e grabitjes së të moshuarit Minella Muça, ishte mbërritja në kohë e efektivëve, ajo që pengoi planin e grabitësve.

Të rezervuar janë hetuesit për të nxjerrë më tepër detaje, por në sitë po kalojnë një grup personash problematik të qytetit të Fierit. Ajo që kërkojnë të gjejnë hetuesit është “zogu që cicëroi”.

Minella Muça dhe gruaja e tij janë pensionistë, por ata kanë një djalë që jeton me familjen në Meksikë çka mendohet se i ka shtyrë grabitësit të aludojnë se në banesën e të moshuarve do të gjenin para.

Nga përplasja me armë mes grabitësve dhe policisë, humbi jetën 20-vjeçari, Xhuljan Sollaku nga fshati Katund i Ri, i Elbasanit.

LEXO DHE: Policia 15 minuta “luftë” me grabitësit, ngjarja e Fierit si një skenar për filma


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.