AKTUALITET

Akuza/ Ambasada shqiptare në Holandë shet vendet e parkimit

12:53 - 29.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skandal ka përfshirë ambasadën e Shqipërisë në Hagë dhe që ka ngritur shqetësimin e qytetarëve dhe mediave hollandeze.




Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, ambasada e Shqipërisë është përfshirë në një skandal që ka të bëjë me parkimet publike.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që ambasada jonë në Hagë ka bërë me një restorant lidhur me shitjen e vendeve të parkimit, që në fakt janë parashikuar për ambasadën.

Banorët e zonës, janë ankuar disa herë për këtë fakt. Madje problemi duket serioz, aq sa dhjetëra banorë kanë marrë një avokat për të ushtruar presion mbi bashkinë për të ndërhyrë.

“Por në javët e fundit nuk kam parë ndonjë ndryshim”, shton qytetari Kees van Harmelen. Sipas “De Telegraaf”, vlen të përmendet lidhja midis pronarit të restorantit “Fratelli” dhe ambasadës së Shqipërisë.

Restoranti Fratelli pranon se në të kaluarën ka pasur një takim me ambasadën e Shqipërisë në lidhje me përdorimin e hapësirave të parkimit nga pronari i mëparshëm i kompanisë.

“Por ne nuk e përdorim këtë”, thotë Peter de Jong i cili shton: “Madje nëse vërejmë se një anëtar i stafit e vendos makinën në një vend parkimi të ambasadës, ne do të njoftojmë policinë “.

Por sipas banorëve, e vërteta është krejt ndryshe. Stafi i restorantit e parkon makinën në vendet e parkimit të rezervuara për diplomatët e Shqipërisë me një shënim në me tekstin: “vizitor i ambasadës”.

Ndërsa përfaqësuesit e ambasadës e vendosin makinën e tyre me targa CD edhe aty ku nuk lejohet, me dijeninë se nuk po gjobiten për shkak të paprekshmërisë së tyre.

“Një fqinj që kohët e fundit u mundua të ankohet për këtë,  është kërcënuar nga një anëtar i stafit të restorantit.”, tregon një banor i cili thotë se fqinji i tij tashmë mezi guxon të largohet nga shtëpia e saj për shkak të kërcënimeve.

Mediat vendase raportojnë se kjo është e dyta herë që ngrihet si shqetësim publik nga ana e qytetarëve, lidhur me marrëveshjen mes ambasadës shqiptare dhe restorantit, gjë për të cilën tashmë janë njoftuar edhe autoritetet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.