Kryesore

Lista/ Zbardhen emrat e nxënësve të shkollave të mesme që do marrin bursë

09:30 - 31.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro- Janë miratuar listat e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursa për këtë vit shkollor 2017-2018-të. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e 181 përfituesve që iu është miratuar pagesa e burës në 7 shkolla në kryeqytet. Në mbledhjen e organizuar dy ditë më parë, këshilli bashkiak i Tiranës miratoi listën e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që kanë të drejtën e bursës. Respektivisht janë plot 118 bursa të akorduara për nxënësit e shkollës së mesme profesionale Karl Gega në kryeqytet, 27 për të mesmen profesionale Hoteleri Turizëm e 23 për nxënësit e “Gjergj Canco”.




Ndërkaq, në shkollën e mesme ekonomike janë dhënë 6 bursa, për Sami Frashërin dy të tilla, për të mesmen profesionale në Kamëz 3 bursa dhe për shkollën Herman Gmainer janë aprovuar 2 bursa. “Këshilli Bashkiak vendosi të miratojë listën e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursa, sipas parashikimeve të pikës 5.2 të vendimit nr. 753, datë 13.12.2017 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2017-2018″ sipas shtojcës nr. 1, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.”,-theksohet në vendimin e këshillit bashkiak të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më tej në vendim janë publikuar edhe emrat e 178 nxënësve të konvikteve në arsimin parauniversitar që përfitojnë bursë, si rrjedhojë e shqyrtimit të dokumentacionit. Gjithashtu, janë paraqitur 100 aplikime për bursa nga njësitë administrative dhe shkollat e mesme profesionale të Tiranës, ku janë propozuar për miratim 76 bursa. Njësitë administrative kanë deleguar 17 aplikime, nga të cilat propozohet të trajtohen me bursë të plotë 15 nxënës, emrat e të cilëve publikohen sot në “Gazeta Shqiptare”. Sipas vendimit, nxënësit e shkollave profesionale që ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, që kanë përfituar bursë në vitin e parë 2016-2017 dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit dhe bursat e nxënësve për vitin e dytë e më lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga këshilli bashkiak.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në “Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje të gazetave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.