Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal, si do trafikohej 600 kg kanabis pluhur drejt Italisë

18:44 - 01.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 600 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Vlorës, ndërsa do trafikohej drejt Italisë. Gjatë operacionit të koduar “Sea”, policia thotë se ka sekuestruar 629.5 kg kanabis në formë pluhuri, 6.9 kg kanabis në formë çokollate, 900 gramë vaj hashashi.




Po ashtu policia ka bllokuar edhe 5 automjete si dhe gomonen që do çonte drogën në Itali.

Mario Brahimi, 24 vjeç; Berdo Rruçaj, 34 vjeç dhe Halil Kushta, 24 vjeç sipas policisë u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman në Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike.

Ndërkohë Petraq Selamaj, 40 vjeç; Aleks Duraj, 35 vjeç dhe Erjon Belaj, 28 vjeç sipas policisë u kapën në Sazan me gomonen, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.