Kronikë

Ekskluzive/ Përplasja me armë në Tetovë, kush është 40-vjeçari nga Elbasani i arrestuar

19:25 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Bitri, është 40-vjeçari nga Elbasani i arrestuar në Tetovë të Maqedonisë. Ai u përfshi në një përplasje të armatosur në Tetovë dy ditë më parë.




Nga shkëmbimi i zjarrit një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në Tetovë të Maqedonisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gazeta Shqiptare mëson se përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.

Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu ndaj Lulzim Bitrit, që është lënë në paraburgim për 30 ditë sa të zhvillohen hetimet rëndon edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrin dhe mjeteve shpërthyese.

LEXO EDHE: Shqiptari shkon në Maqedoni, vret një person. Plagosen dy të tjerë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.