AKTUALITET

“Dëgjova katër krisma, pastaj erdhi motra dhe bërtiste: Mario…”, fqinja: Ka qenë dy vjeç kur e ëma është divorcuar  

09:53 - 11.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Djalë më të mirë nuk bënte nëna!”. Kështu është shprehur një nga fqinjët e Mario Majollarit, 28-vjeçarit të vrarë mbrëmjen e djeshme.




Ndërkohë që një tjetër ka treguar edhe një detaj nga familja e Marios, teksa shton se e ka njohur 28-vjeçarin që kur ishte 2 vjeç. Ajo ka bërë të ditur se e ëma është ndarë që atëherë nga bashkëshorti, Avni Majollari, i cili ndodhet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave.

E kam njohur që 2 vjeç, atëherë kur nëna e tij është divorcuar nga i ati. Ka qenë djalë punëtor, i mirë, që 14-vjeç ka punuar.

Dëgjova katër krisma, mendova se mos ishin fishek zjarre. Kur vjen djali, thotë është mbushur me policë. Mendova se mos kanë vjedhur makinën e tim biri. Pastaj erdhi e motra e bërtiste Mario…”- është shprehur një nga fqinjët e 28-vjeçarit, e cila nuk i mban dot lotët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.