AKTUALITET

“Është i biri i saj!”, vajtimi rrëqethës i nënës së Marjon Majollarit kur mësoi për vrasjen e të birit

08:30 - 11.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajtim që të rrënqeth shpirtin! Është kjo britma ulëritëse e nënës së Marjon Majollarit, pak pasi ka mësuar për ekzekutimin që iu bë të birit pranë shtëpisë, mbrëmjen e së martës në zonën  e Kinostudios në Tiranë.




“Gazeta Shqiptare” ka siguruar videon nga vendi i ngjarjes, vetëm pak pasi kishte ndodhur vrasja tragjike e të riut.

Në video, dëgjohet ulërima rrënqethëse e gruas, menjëherë pasi ka mësuar për humbjen e rëndë. Ndërsa dëshmitarët në vendin e ngjarjes dëgjohen të thonë:

“Është nëna e djalit, atij që kanë vrarë. Është i biri i saj!”

Vrasja tronditi mbrëmjen e së martës kryeqytetin, ku 28 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme me tre plumba pistolete.

Policia dyshon se vrasja ka ardhur për larje hesapesh, pasi i ati i viktimës, Avni Majollari, rezulton një person i dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 2000.

Kjo është edhe pista kryesore ku po heton policia. Ndërkohë autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar menjëherë pas ngjarjes, e një automjet në drejtim të Dajtit.

Marjon Majollari, 28 vjeç, para tre vitesh kishte shkuar në Suedi ku kishte kërkuar strehim pasi ndihej i kërcënuar me jetë. I riu nuk kishte shumë që ishte kthyer, veprim ky që ka rezultuar fatal për të, me autorët që duket se po e monitoronin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.