AKTUALITET

Vëllanë ia vranë për krimet e të atit, ja çfarë bën e motra

09:05 - 12.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo donte ta shihte vëllain dhëndër dhe e kishte pikë të dobët një gjë të tillë, por fati i keq deshte që ta shihte të tillë për në banesën e fundit…




Motra Xhesika i shkruante gjithnjë Marios që të gjente ndonjë nuse, por…

Mario Majollari ishte 28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e së martës pranë shtëpisë nga 40-vjeçari Kastriot Gjuzi, që dyshohet se e ekzekutoi për hakmarrje, pasi babai i të riut i kishte vrarë të vëllanë plot 18 vite më parë.

I riu, i cili kishte ëndrra dhe që ishte pika e dobët e shtëpisë, fatkeqësisht jeta iu ndërpre në mes.

E ndërsa dje u përcoll për në banesën e fundit, kuja që vuri mamaja të rrëqethte shpirtin.

Dhimbja e madhe e plaga e shpirtit që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës, aq më tepër që do të kalojë çdo ditë në rrugicën ku dora gjakatare i mori jetën të birit, të cilin e kishte e rritur e vetme dhe mes mundimesh.

E motra Xhesika që ishte ndër të parët që e pa të vëllanë pak pas ekzekutimit, të paktën ashtu siç pohonin fqinjët, ka ndryshuar foton e profilit. Shumë kujtime që në vegjëli dhe lidhja e fortë vëlla e motër që u këput vetëm fizikisht…

Ajo ka postuar një foto ku shihen vëlla e motër në moshë të vogël dhe menjëherë kanë vërshuar komentet ngushëlluese.

Ndërkaq drithërues është fakti, ashtu siç tregojnë edhe fqinjtë që mamaja e Marios ishte ndarë që kur i biri ishte dy vjeç nga bashkëshorti i saj Avni Majollarit. Por krimet e këtij të fundit i pagoi me jetë i biri…

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjakmarrja eshte nje dekuri ,e cila shkakton dhimbje! Ne kohen e Xhaxhit,kjo dekuri nuk egzistonte,denoncimi ne Polici,nga kushdo,per qdo rast,sillte rreagimin e Sigurimit Shteteror,duke e zberthyer ne detaje,rastin(rastet)!Ky zberthim i percillej Policise,qe qonte ne arrestimin e te akuzuarit,ose te akuzuesit,per akuze te rreme!

    Përgjigju ↓