Kosova

Daçiç: Për Kosovën vendos Serbia

08:33 - 15.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, nuk e mohon ulësen e Kosovës në OKB, teksa shton se për këtë vendos Serbia. Sipas tij, qëllimi është që numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të ulet nën 100.




Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Daçiç ka thënë se ka formuar një ekip njerëzish të cilët enkas merren me çështjen e uljes së numrit të shteteve që kanë njohur “të ashtuquajturën Kosovë”, duke shtuar se për të ky është prioritet i aktivitetit politik të Serbisë.

I pyetur nëse ka mundësi reale për këtë, Daçiçi ka thënë se “ju garantoj”.

“I pari kam nisur të punoj në atë që shtetet të tërheqin njohjet… Njerëzit në Fixhi s’e kanë idenë që e kanë njohur të ashtuquajturën Kosovë. Disa [shtete] madje as e kanë njohur, e ndodhen në atë listën që e ka ministria e Jashtme e Kosovës”, tha ministri serb, transmeton Koha.net.

Sipas tij, edhe ministritë tjera duhet të merren me këtë çështje.

I pyetur nëse Kosova do të fitojë ulësen në Kombet e Bashkuara, ai tha se kjo do të nënkuptonte që Serbia t’i thoshte Rusisë dhe Kinës që të mos votojnë kundër hyrjes së Kosovës në OKB.

“A mund të mendoni që unë do ta bëja këtë? T’i them Lavrovit dhe kolegut tim kinez se deri më tani kam bërë shaka”, ka pyetur Daçiqi dhe ka shtuar se për çështjen e Kosovës duhet të arrihet deri tek një kompromis, raporton Express.

I pyetur nëse rezultati i atij kompromisi do të mund të ishte ulësja e Kosovës në OKB, Daçiç tha se kjo është e mundshme, përderisa pala serbe të pranojë atë dhe kurrsesi ndryshe.

Duke komentuar marrëveshjen ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, Daçiç tha se askush s’e di se çka përfaqëson ajo, transmeton Koha.net.

Ministri serb i Jashtëm foli edhe për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe tha se askush në Bashkimin Evropian nuk e arsyeton atë që “Prishtina nuk po dëshiron të formojë” Asociacionin.

Ai shtoi se BE-ja do të ushtrojë presion që AKS të formohet, sepse, siç tha ai, një gjë e tillë është premtuar.

I pyetur nëse më 20 prill serbët e Kosovës do të formojnë njëanshëm AKS-në, Daçiçi tha se “gjithçka varet nga pala serbe”.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Serbia legjitimoi pavaresine e Kosoves kure me ‘ 98 pruni forca te medha ushtarako-policore dhe paramilitare
    ( rethe 100.000 trupa ) dhe filloi ushtrimin e gjenocidit mbi popllsine e pambrojtur shqiptare te Kosoves te cilet vrane mbi 15.000 civil shqiptar kurse , mbi 2.000 nga ta , i transportoi ne Serbi, atje i likuidoi dhe i groposi ne varreza masive ane e kend Serbise kurse , mbetjet mortore te 1653 te civileve te vrare akoma refuzon te ua ktheje damiljareve Daciq e Vuciq.Serbia legjitimoi pavaresine e Kosoves kure ushtaret , policet dhe paramilitaret kriminel serb dhunuan mbi 20.000 gra dhe vajza shqiptare gjysma nga te cilat ishin minore nen 18 vjec president Vuciq e minister i jashtem serb Daciq .Serbia legjitimoi pavaresine e Kosoves kur rrafshoi me token mbi 150.000 shtepi dhe pasuri te shqiptareve i shendroi ne shkrumb e hi president Vuciq dhe minister i jashtem serb Daciq . Serbia legjitimoi pavaresine e Kosoves kur me 2008 dergoi ankesen e saje ne Gjykaten Nderkombtare te Drejtesise e cila konfirmoi shpalljen e Pavaresise se Kosoves andaj bandit te papermirsueshem dhe te degjeneruar serb s ka me kosove per ju . Ju nga tani e tutje perqendrohuni ne ruajtjen e Sanxhakut te Patarit te Ri , merruni me ruajtjen e Lugines se Presheves dhe merruni qe Vojvidinen ta mbani sa me gjate nen sqetullen serbe .Ju Kosoven mjafton here pase here ta shikoni nga mali Avalla e Beogradit me dylbi te forta ruse dhe pasi te zbritni nga Avalla shkoni me Vuciqin e te tjere ne ndonji restorant ne periferi te Beogradit dhe hani kofsha cjapi dhe pini shlivovice shumadinase …!

    Përgjigju ↓