AKTUALITET

Droga dhe krimi i organizuar, çfarë kërkon KE pas hapjes së negociatave për Shqipërinë

20:00 - 15.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare mëson detaje të reja në lidhje me progres raportin e Komisionit Europian sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos Shqipërisë.




Veç lajmit të mirë se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave për vendin tonë, lista e “detyrave të shtëpisë” do të shtohet.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet problemi më shqetësues i Shqipërisë për Komisionin Europian. Po ashtu iu bëhet thirrje partive politike, pozitë-opozitë që të gjejnë gjuhën e dialogut për çështjet e rëndësishme e sidomos vazhdimin e reformës në drejtësi, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Komisioni Evropian ende shikon si nevojë të konsiderueshme që vendi të vazhdojë reforma të thella. Të pranojnë vlerat themelore të BE-së, për të krijuar sa më shumë besueshmëri. Kështu, ndikimi i krimit të organizuar në vend mbetet ende “i fortë””, thekson raporti për Shqipërinë, mëson Gazeta Shqiptare.

Megjithëse vlerëson punën e bërë sa i përket luftës ndaj kanabisit, Komisioni thekson se trafikimi i lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së mbetet një problem. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.