AKTUALITET

Erë e fortë, rrebeshe dhe… Çfarë parashikohen Meteoalb për javën

17:01 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Era e fortë që pushtoi juglindjen në 24 orët e fundit shkaktoi probleme të shumta në qarkun e Korçës. Disa rrugë në qytet ishin pa ndriçim, ndërsa shumë pemë u rrëzuan si pasoje e erës se forte.




Gjithashtu një pjesë e linjave të energjisë elektrike u dëmtuan duke sjellë probleme me furnizimin. Probleme u regjistruan edhe në zonat e thella malore ku era ishte edhe më e fortë.

Sipas Meteoalb kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme gjatë pjesës së parë të javës duke sjellë në territor shira të përkohshëm.

Shirat do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra të martën e të mërkurën, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me 2 – 3˚C rënie gjatë ditës së martë por rënie më e lehtë pritet të mërkurën dhe të enjten duke shënuar maksimalisht 25 – 26˚C.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.