Show-Bizz

FOTO/ Aktori i famshëm i “zhytur” në borxhe

15:42 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas mediave të huaja aktori Nicolas Cage ka shpenzuar plot 150 milionë dollarë në shpenzime të çuditshme.




54-vjeçari e ka ushqyer këtë reputacion duke grumbulluar një koleksion me blerje jo mjaft të zakonshme, të cilat kanë zbrazur llogarinë e tij bankare.

Mendohet se pjesa më e madhe e pasurisë së fituesit të çmimit Oskar është harxhuar për blerjen e shtëpive të shtrenjta të shpërndara nëpër botë.

Gjithashtu është bërë e ditur se Cage në një periudhë të caktuar zotëronte 15 shtëpi, ku përfshihej ajo e Newport Beach në Kaliforni që kushtonte 25 milionë dollarë.

Deri këtu blerjet nuk tingëllojnë aspak të çuditshme,apo jo?

Në fakt gjërat e pazakonta të blera fillojnë që nga kokat e dinozaurëve në vazo, duke përfunduar tek koleksionet e shtrenjta të revistave, si dhe në varrin e parapaguar.

Por, së fundmi është bërë e ditur se ai ka pasur probleme ekonomike pikërisht si pasojë e investimeve të gabuara.

Por ky nuk është telashi i vetëm për Cage, ai rezulton se ka ende 6.5 milionë dollarë taksa pa paguar.

Më poshtë po ju paraqesim disa nga blerjet e tij të “çmendura”, por mjaft interesante.

Koka e dinozaurit i ka kushtuar 276 mijë dollarë

Varri i parapaguar

Revistë klasike, e cila i ka kushtuar 150 mijë dollarë

Pjesë e koleksionit të Nicolas Cage

Një oktapod-150 mijë dollarë

Banesa e tij në New Orleans

Apartamenti në Las Vegas, me vlerë 8.5 mln dollarë

Kështjella e tij në Gjermani, me vlerë 2.3 milionë dollarë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.