Kosova

“Je njeriu më i dashur…” Xhaxhai i vrau vëllanë, por motra habit me dedikimin

15:15 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje e ndodhur ditë më parë tronditi Kosovën, pikërisht fshatin Mushtisht, ku xhaxhai vrau me armë nipin 14-vjeçar.




Festa familjare u kthye në tragjedi, pasi xhaxhai i 14-vjeçarit ka shtënë në ajër dhe më pas arma i është bllokuar. Në tentativë për ta zhbllokuar atë ai është plagosur vetë, si edhe ka vrarë nipin e tij të mitur.

Sakaq, motra e 14-vjeçarit i quajtur Edi, përmes një statusi në “Facebook”, ka habitur me dedikimin për xhaxhain, ku i thotë se nuk duhet të dëgjojë çfarë flasin njerëzit, pasi ngjarja ndodhi gabimisht dhe pa dëshirën e tij.

“Xhaxhi pa marrë parasysh se çfarë flasin njerëzit ti [për ne je njeriu më i dashur. Muj me thënë që edhe zëvëndëson vendin e prindit gjithcka ndodhi pa dëshirën tënde ti si askush tjetër ja plotësove cdo dëshirë që kishte Edi. Të dojmë shumë xhaxhi”, – ka shkruar motra e 14-vjeçarit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.