E ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillonte një interpelancë me minatorët, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” vërshuan lumë komentesh.
Tashmë kjo është kthyer në një zakon, ndërsa nuk mungojnë dhe përgjigjet e numrit një të Qeverisë për disa prej tyre.
Kështu, një prej komentuesve i shkruan Ramës që si popull kërkojnë të shohin vepra dhe jo fjalë. Nuk ka vonuar shumë dhe përgjigja e kryeministrit.
Komentuesi – Lëri këto dalje se për ne si popull janë reklama, ne duam vepra e ti shohim e jo fjalë, dhe jepi mbështetjen kryeprokurores shoqes Arta Marku te veri ne burg ata qe te hedhin mjell ty me ne krye ilir e Monika floriri Lul kriminelin Sali serboviçi me familjen e tij.
Edi Rama – Vaso, lëre popullin se populli kupton me mire se ti e se une dhe nëse ty te duken reklama bashkëbisedimet me grupet e interesit, ky nuk është problemi im xhan! As detyra e prokurores se përgjithshme, nuk është e imja dhe po te kujtoj qe e imja eshte e para qeveri ne kete vend, qe i ka dhënë mbështetje te plote prokurorisë ne 4 vjet e gjysem me radhe dhe qe ka marre përsipër detyrën e vështirë te reformimit te drejtësisë!
5 pyetje nga paloka quhen kto? Tete vjet e mbajti PD pushtetit dhe 1 kriminel nuk e skedoj jo me ta arrestontet. Tani dalin e na llomotisin