Kryesore

Mbledhja e grupit parlamentar të PS, Rama i pakënaqur me deputetët. Ja urdhri që u dha sot

11:33 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi parlamentar i PS-së, një ditë përpara përgjigjes së shumëpritur për çeljen e negociatave me BE-në ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje, ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.




Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, ndërsa ka munguar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për shkak të përjashtimit të tij 10 ditë nga Kuvendi, si pasojë e gjestit të bërë në seancën me shishen e ujit, duke lagur deputetët e opozitës.

Burime pranë PS kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare, se Rama ka shprehur pakënaqësi me punën e bërë në terren.

Nga sa mësohet, ai ka kërkuar që të punohet më shumë me bazën, ndërsa ka kërkuar që angazhimi në terren të jetë maksimal.

“Jam i pakënaqur me punën në terren. Duhet të punohet më bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Punoni sikur të jenë zgjedhjet këtë qershor”, mësohet se ka qenë ky urdhri që u ka dhënë Rama.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Rama u ka kërkuar që të ruhet qetësia në Kuvend, ndërsa është diskutuar edhe rendi i ditës për punimet në seancën e së enjtes. Gjithashtu, numri një i Qeverisë ka kërkuar edhe përkushtim më të madh nga ana e drejtuesve në rrethe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.