Kryesore

Negociatat me BE “bëjnë bashkë” mazhorancën dhe opozitën

16:47 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Berlin ku ndodhet, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar mbështetjen e opozitës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.




Pas takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të CDU/CSU, Basha thotë se u ka komunikuar atyre vullnetin e opozitës për hapjen e negociatave. Ndërkohë që nga ana tjetër thotë se ka kërkuar çlirimin e ekonomisë shqiptare nga oligarkia.

“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara kundër krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkembura sic e tregoi rasti i fundit i Kukesit…

Të gjitha këto janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të cmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të cmontuar narkoshtetin si një problem në Shqipëri, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar të fuqizojmë betejën tonë si opozitë. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë”, tha Basha


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.