Tech

Paditet  Facebook, grumbulloi informacion mbi tiparet e fytyrës së përdoruesve

14:30 - 17.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk mbarojnë problemet për Facebook. Rrjeti social është paditur pasi ka mbledhur informacione përmes përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës, ka vendosur një gjyqtar i Kalifornisë.




Padia pretendon se Facebook ka shkelur ligjin për përdoruesit e shtetit të Illinois, ku rrjeti ka krijuar dhe ruajtur një model të fytyrës që nga qershori i vitit 2011-të.

Facebook tha se rasti është i pavlerë dhe do ta luftojë atë me forcë.

Megjithatë, gjyjkatësi James Donato u shpreh se: “Facebook duket se beson…por sanksionet ligjore mund të arrijnë në miliarda dollarë”.

Vendimi vjen disa ditë pasi shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, u ballafaqua me pyetje intensive nga ligjvënësit amerikanë, mbi grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve.

Zuckerberg gjithashtu do të takohet me zv.presidentin e Komisionit Evropian, Andrus Ansip, në San Francisko këtë javë, raporton Bloomberg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.