Tech

Kufizimet e para të Facebook-ut, nëse je nën moshën 15 vjeç të duhet leja e prindërve

14:54 - 18.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në disa vende të Bashkimit Europian, ata personat nën 15 vjeç kanë nevojë për lejen e një prindi apo një kujdestari për të kryer disa veprime në Facebook, shkruan tgcom




Lajmin e bën të ditur shoqëria amerikane, lidhur me normat e vendosura për rrjetet sociale nga Rregullatori Europian mbi Privacinë (Gdpr) duke saktësuar se kjo kategori adoleshentësh “do të shohë një variant më pak të përvetësuar sesa platforma aktuale.”

Në mungesë të lejes, djemve dhe vajzave të kësaj moshe, nuk do u lejohet të përdorin të gjitha opsionet e Facebook-ut, përfshirë edhe opinionet e tyre fetare dhe politike.

Të gjithë përditësimet do të jenë të njëjtat për gjithë pjesën tjetër të botës.

Rregullat e reja parashikojnë mbrojtje për adoleshentët mbi reklamimin dhe kufizim të informacioneve mbi qytetin e lindjes apo datën e lindjes.

Për momentin nuk është e mundur të regjistrohesh në platformë, si në shumë rrjete të tjera sociale, nëse je më pak se 13 vjeç.

Njohja vizive është me zgjedhje: “Po u japim qytetarëve europianë dhe kanadezë mundësinë për ta aktivizuar ose jo opsionin.

“Përdorimi i njohjes vizive është tërësisht me zgjedhje të lirë për këdo në Facebook”, shpjegoi shoqëria në një dokument zyrtar.

Përditësimi do të jetë i gatshëm që këtë javë në Europë e më vonë do të shtrihet në pjesën tjetër të botës, përfshirë dhe SHBA.

“Mbrojtjet e veçanta” do të jenë të vlefshme për të gjithë adoleshentët, pavarësisht pozicionit të tyre gjeografik.

Rrjeti social ka saktësuar se: “Do të prezantojmë një qendër të re botërore me burime online, dedikuar adoleshentëve dhe do i përkushtohemi edukimit për t’i përgjigjur pyetjeve më të zakonshme mbi privacinë. “


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.