Nostalgji

Nostalgji/ “E mo Fidel, a e pe ç’na kishin bërë ata të “Bluetooth”?! Te dielen Tuna vesh fustanin e bardhë…

16:00 - 18.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: “E mo Fidel, a e pe ç’na kishin bërë ata të “Bluetooth”?! Te dielen Tuna vesh fustanin e bardhë…





“E mo Fidel, a e pe ç’na kishin bërë ata të “Bluetooth”?!

“Mirë kali na ngordhi, po s’na lënë as mizat!” Deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino ende nuk i ka ikur mërzia që ra pre e “Bluetooth” një javë më parë. Irritimin e tij po ia shpreh “bashkëvuajtësit” të këtij rasti, deputetit Fidel Ylli. E madje, pasi e kanë treguar çfarë i kishte ndodhur secilit dhe çfarë komentesh kishin marrë nga miqtë e tyre (Fino për jelekun ‘antiplumb’ dhe Fideli për çantën e tij firmato), Fino ka shprehur shqetësimin e tij për seancën e fundit parlamentare. Fideli e ka ngushëlluar duke i thënë të mos mërzitet për gjëra kaq të vogla!!!

 

 

Të dielën Tuna vesh fustanin e bardhë…

Altuna Sejdiu, këngëtarja e mirënjohur maqedonase, do të kurorëzojë nesër dashurinë e saj me djalin e ambasadorit të Republikës Maqedonase, Blerim Rekën. Një dasmë madhështore, ashtu siç vetëm Tuna e meriton, do të jetë ajo e të dielës mbrëma, e cila do të mbledhë në Shkup shumë prej miqve dhe të afërmve të çiftit. Ndërkaq, në kurorëzimin e kësaj ndjenje nuk do të mungojnë as personazhet publike. Çifti i të dashuruarve ka vendosur ta ndërtojë në Prishtinë folenë e tyre familjare. Thashethemet që kanë kohë që qarkullojnë në shtypin rozë, pohojnë se kjo martesë erdhi si pasojë e shtatzënisë së këngëtares, duke qenë se vetëm pak muaj më parë ajo vetë deklaroi se nuk kishte në plan të martohej gjatë këtij viti dhe se i ishte përkushtuar tërësisht karrierës së saj. E megjithatë, edhe këtë herë Tuna i ka mohuar zërat për një shtatzëni të mundshme. Mes këtij vargu thashethemesh, ne të “Bluetooth-it” s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë jetë sa më të gjatë çiftit dhe me trashëgime!

Ky shkrim u botua më 3 prill 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.