AKTUALITET

Autoriteti i Dosjeve: Mungon dokumentacioni për personat e zhdukur dhe të pushkatuar

18:47 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka bërë këtë javë raportimin e parë në Kuvend, për punën e bërë nga krijimi deri më tani, para Komisionit për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në një seancë të hapur për mediat. AIDSSH u përfaqësua nga kryetarja Gentiana Sula, anëtarët Simon Mirakaj, Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, etj. Në një raport prej më shumë se 80 faqesh, mes të tjerash, AIDSSH vë në dukje edhe vështirësitë e problematikat me të cilat është përballur. Shënon se gjendja e dokumentacionit arkivor, jo i gjithë i inventarizuar dhe i përpunuar sjell vonesa në marrjen në dorëzim dhe dhënien e përgjigjeve. Po ashtu, vendosja e fondeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit në ambiente të ndryshme, fondi arkivor pranë SHISH, MB, DPA dhe pranë zyrave të AIDSSH, sjell vonesa. Sa i takon dekodifikimit të disa prej dosjeve të bashkëpuntorëve, vështirësohet për shkak të mungesës fizike të dosjeve dhe të mungesës së personelit për të zhvilluar metoda dhe mjete të tjera kërkimi. Nga ana tjetër, mungesa e ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit, i cili është vendosur në 8 zyra brenda ambienteve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, për shkak të mungesës së plotë të fondeve financiare për rikonstruksionin e godinës.

Një vit më pas, ende nuk është bërë plotësimi i strukturës së miratuar për shkak të mosmiratimit nga Ministria e Financave.

Është hasur pamundësi për gjetjen e dokumentacionit mbi fatin e personave të zhdukur apo të pushkatuarve me ose pa gjyq, që nuk u dihen vendvarrimet (25 kërkesa), kur ka një interes të shtuar te publiku, partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar, duke gjetur vetëm në një rast procesverbalin e ekzekutimit. Koha e limituar e paraqitjes së kërkesave për kandidatët që zgjidhen ose emërohen, duke iu referuar zgjedhjeve që lamë pas, nga informacioni që ka AIDSSH në periudhë zgjedhore KQZ duhet të administrojë për zgjedhjet e Kuvendit rreth 8 mijë kandidatura (lista shumë emërore për kandidat për deputet), të cilat subjektet zgjedhore i paraqesin për miratim në KQZ jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve. Duke marrë në konsideratë faktin se KQZ-së për zhvillimin e procedurave për regjistrimin e kandidatëve sipas listave shumë emërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore të regjistruara i duhen 10 ditë për marrjen e vendimit përkatës, faktin që informacioni që grumbullohet e duhet të përpunohet është tepër masiv edhe për Autoritetin, e për rrjedhojë edhe koha për përfundimin e procedurës deri në marrjen e vendimit të Autoritetit rast pas rasti duhet të jetë jo më shumë se 10 ditë, e bën komplekse situatën e paraqitur dhe e vështirëson atë, që e gjithë procedura të mbyllet në kohën e duhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.