POLITIKË

Çfarë po ndodh me Tahirin? Tre reagime në një ditë: Nuk largohem nga politika, ja pse nuk flas…

22:44 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm pas 6 muajsh heshtje ka reaguar tre herë ditën e sotme.




Pas deklaratë së fortë në Kuvend ku tha se “nuk ka bijë nënash dhe bijë kurvash ta ndalin atë nga e vërteta”, ai ka folur për “Opinion” ku sqaroi dhe arsyen e heshtje së tij. Gjithashtu, Tahiri është futur në një lidhje telefonike edhe në News24, ku shprehet se sot nuk foli në Kuvend sepse nuk kishte opozitë.

Ish-ministri i Brendshëm  shprehet se nuk i intereson dhe nëse bëhet “kurban” për hapjen e negociatve të Shqipërisë me BE. Tahiri thekson se ai nuk është tërhequr nga politika,  por hesht për shkak të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe lidhjet e tij me bandën e Habilajve.

E keni fjalën që ne po deformojmë, nuk ishte mesazh i koduar?

Jo aspak, unë kur kam për të çuar mesazhe e çoj në mënyrë të drejtpërdrejt skam nevojë për kode.

Unë nuk besoj që autorësinë e fjalorit të gjuhës shqipe mund ta mbajë një nga ne. Është një shprehje dhe vetëm kaq. Përpjekja jo vetëm e juaj për t’i dhënë nuanca mistike është e tepruar.

Po thoni që nuk keni mesazh për askënd?

Kur ta kem di si ta bëj. S’kam nevojë për mesazhe të koduara.

Pra edhe mund ta keni?

Unë tu përgjigja. Ky nuk ishte rasti,.

Rama tha që më vjen për të qeshur, thotë që jeni rritur nën hijen e tij. Keni një koment?

Jo, s’kam asnjë koment.

E pranoni që jeni rritur nën hijen e Edi Ramës?

Sigurisht që kam punuar me të dhe s’kam arsye ta mohoj. Nëse kjo quhet se jam rritur nën hijen e tij apo në rrezen e diellit… Për mua është privilegj që kam punuar me të.

Keni frikë nga arrestimi?

Kam frikë vetëm nga gënjeshtra dhe jo e vërteta.

Kurban i negociatave?

Nuk më shqetëson kjo. Nuk besoj që kjo është edhe e mundur të ndodhë.

Unë di të vërtetën time dhe jam i përkushtuar për të vërtetën time.. Rrethanat e tjera janë të parëndësishme.

Do ktheheni në politikë?

Nuk kam ikur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.