OPINION

Korrupsioni i Administratës shqiptare, një pasqyrë e humanizmit tonë!

10:08 - 19.04.18 Zhirar Mokini
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më lejoni të tërheq vëmendjen mbi disa fakte reale të lidhura në administratën e kryeqytetit dhe të ofroj kontributin tim si qytetar i Shqiperise.




Në një moment krize si ai i tashmi, ne te cilin politika, ekonomia dhe cdo ceshtje deri ato te lidhura me artin janë të vëna në diskutim brenda një debati të dhunshem mes grupesh shoqerore, ku aspirata me e larte është rrenimi i tjetrit, eshte momenti te ri-zbulojme etimologjine e fjales “krize”.

Turbullira ne te cilen jemi eshte prodhim i humanizmit qe kemi vendosur te ndertojme. Kriza eshte me se pari nje krize e njeriut. Por etimologjia greke e kesaj fjale, (krino, krisein, krisis) na rikthen tek kuptimi i saj i cili eshte “gjykim”. Momenti i krizes eshte momenti i gjykimit, kusht i pakapercyeshem per  ndjekjen enje hipoteze jete te vertete dhe te drejte.

Ndodh ne Tirane qe z. A , ndertues,  synon te bleje nga znj. B nje pjese trualli ku znj. B eshte bashkëpronare me familjare te tjere. Z. A Synon kete blerje sepse zoteron nje truall ngjitur dhe do te perdore te dy trojet per ndertim.

1.A merr pelqimin e te gjithe familjareve bashkëpronare te cilet kane te drejten e parablerjes, pervec njerit, z.it V.M., i cili eshte jashte shtetit sepse eshte i shtruar ne spital , i semure rende.

2.A me Znj. B kryejne shitblerjen, por duke nderruar noter, sepse noteri qe merr aprovimin e bashkpronareve te tjere refuzon te regjistroje kontraten pa perfshirjen e z. V.M.

Në Shqiperi, po nuk pranoi nje noter, do doje nje tjeter. U gjet  Znj. Xhoana P. Omari, notere publike,  e cila regjistron kontraten e shitjes , pa firmen e z.VM, dhe  pa ju dridhur syri per shkeljen e ligjit dhe rregullave noteriale.

Jo vetem kaq, por ne Z.V.R.P.P. regjistruesja znj. Lediana Bardhi, nuk dime nese per neglizhence apo keqbesim, regjistron pronen ne emer te z. A dhe puna mbyllet ketu.

Ke kete kohe z. V.M. sapo eshte kthyer ne Shqiperi, pas gati nje vit semundje

  1. V.M. i kerkon z. A informacione mbi aktivitetin e tij si ndertues sepse do te jete i sigurt kujt do t’ja besoje pronen po nuk merr pergjigje, veç kercenime se puna do shkoje ne gjygj. Atehere z. V.M. i drejtohet Qendres Kombetare te Biznesit (Q.K.B.) dhe dy konsulenteve duke zbuluar se z. A nuk eshte ndertues por tregtar hekuri dhe se shoqeria e tij jo vetem eshte e dyshimte por edhe ne falimentim prej disa vjetesh sipas dokumenteve zyrtare. Jo vetem kaq, por z. V.M. zbulon se z. A eshte sekser, merr leje per ndertim nga pronaret pa i informuar mbi aktivitetin e tij real dhe ua transferon ato ndertuesve te vertete duke kerkuar perqindje me te larta ndertimi.

Atehere z. V.M. u drejtohet familjareve bashkpronare per ti lajmeruar mbi profilin e dyshimte te z.it A, veç kur zbulon se keta dinin gjithçka mbi z.in A dhe se nderkohe bashke me te kane hapur padi kunder tij per perpjestim prone. Z. V.M. zbulon se nderkohe eshte kryer edhe shitja mes z. A dhe znj. B, dhe se nuk i eshte lejuar ushtrimi i te drejtes se parablerjes mbi pronen, e drejte e parashikuar dhe mbrojtur nga neni 204 i Kodit Civil.

Me habi dhe dhimbje z. V.M. mundohet te jape arsyet e tija dhe te beje familjaret te arsyetojne sepse mendon se e ka shkaktuar vete mosbesimin dhe kundershtimin e tyre. Mundohet dhe gjen nje ndertues te vertete, i cili ofron nje perqindje me te larte mbi ndertimin si edhe benefite te tjera.

Por familjaret nuk duan t’ja dine. Z. A per ta nuk preket megjithese synon te ndertoje duke mos qene ndertues, megjithese ka blere me nje pjese te prones pa miratimin e z. V.M, duke shkelur ligjin, megjithese ka arritur te vere vellezerit kunder njeri-tjetrit, megjithese ka oferta me te mira nga ndertues te vertete.

Nderkohe z. V.M. shpreson tek drejtesia. Ne fazen e pare te gjygjit ngre problemin e kontrates se parregullt te shitblerjes mes z. A dhe znj. B, ngre problemin e nje ndertese te parregullt qe ndodhet brenda truallit ne pronesi te familjes dhe qe duhet legalizuar ne menyre qe prona te perpjestohet sakte, ngre problemin se pjeset takuese te deklaruara ne certifikaten hipotekore nuk jane te sakta dhe duhen korrigjuar, dhe ngre problemin se firma ne kerkese padi nuk paraqitet si firma e zakonshme e familjarit perfaqesues te paleve paditese, z. B.K.

Por gjykatësja znj. Fatime Decolli, e njohur per ceshtje te tjera te shqyrtuara paster dhe me paanshmeri, i hedh poshte problemet e shtruara nga z. V.M. me arsyen se znj. B qe i shiti pronen z. A,  nuk eshte e pranishme ne seancen gjygjsore, nuk eshte e paditur dhe prandaj ceshtja gjykohet vetem brenda termave te shtruar nga padia.

Po, e lexuat mire. Nje gjykatëse e Shtetit Shqiptar, ne vend qe te therrase deshmimtaret e nevojshem per te kerkuar shpjegime ne perputhje me Kodin e Procedures Civile, dhe te mbledhe provat e nevojshme per nje gjykim te vertete e te drejte,  gjykatsja ka marre nje vendim duke mos patur parasysh pasqyren e plote te ceshtjes dhe duke favorizuar haptazi nje pale duke demtuar tjetren.

Pra, ndodh qe qytetaret nuk respektojne ligjin, noteri nuk respekton procedurat ligjore dhe rregullat te cilave duhet t i nenshtrohet, ZVRPP nuk zbaton rregullat dhe gjykata merr vendim pa plotesuar provat. Te gjitha keto ne te njejten ceshtje dhe brenda nje viti.

Parregulltesite e pershkruara nenvizojne nje shkelje te vazhdueshme te ligjeve te bashkjeteses qe si qytetare i kemi dhene vetes per te mbrojtur paqen shoqerore. Keto parregulltesi ndodhin pergjate nje procesi administrativ qe sheh te perfshira institucione te ndryshme, duke filluar nga shitja e prones pa miratimin e nje prej familiareve ,  e deri ne gjykate, dhe jane shenje e nje zakoni te konsoliduar te shkeljes se ligjit, te shtypjes se te drejtes se te treteve, dhe te nje arrogance  ne trajtimin e praktikave administrative themelore.

Mbi ceshtjen ne fjale z. V. M. ka drejtuar Ankim te Vecante Gjykates se Apelit dhe institucioneve të mëposhtme:

– Dhoma kombetare e notereve

– Keshilli kombetar i notereve

– Zyra Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRQPP)

– Ministria e Drejtesise

– Kryesia e Gjykates se Tiranes

– Kryesia e Gjykates se Apelit te Tiranes

– Prokuroria e Pergjitshme

– Istitucioni i avokatit te popullit

– Komisioni i pamvarur i kualifikimit

– Komisioni i Vettingut

– Organisation for Security and Cooperation in Europe (OSCE)

– Center for International Legal Cooperation Albania (CILC)

– International Monitoring Operation Albania (IMO)

– Delegation of the European Union to Albania (DEUA)

– Ambasada USA ne Shqiperi

– Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.