Kryesore

Llalla dhe Doshi “non grata” në SHBA, Rama: Jam i habitur, më vjen keq

21:57 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Vizion plus”, ka folur për vendimet e DASH për shpalljen “non grata”  në SHBA të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi.




Rama shprehet se është i habitur për vendimin ndaj Doshit nga dhe i keqardhur, por nuk ka komentuar më gjatë pasi sipas tij, nuk ka informacion të mjaftueshëm.

Gjithashtu, kryeministri ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke theksuar se nuk është diçka e mirë pasi ka qenë një nga drejtuesit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Me thënë të drejtën u surprizova dhe jam i keqardhur, s’kam cfarë them më shumë se s’kam as informacion për këtë, jam shumë i keqardhur por…”

Pyetje: Për zotin Llalla keni ndonjë koment rreth të njëjtës gjë?

Rama: I keqardhur, të njëjtën gjë kam. Natyrisht nëse ndodh një gjë e tillë s’mund të të vijë mirë se ka qenë ish kryeprokuror i Republikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.