Tech

“Njeriu i parë që duhet të ecë në Mars duhet të jetë grua”

19:13 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë personat që kanë udhëtuar në hapësirë, dhe ecur në Hënë, kanë qenë meshkuj.




Por, ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë dhe të ketë një lloj balancimi, të paktën duke filluar nga planeti Mars.

Kështu deklaron një prej shkencëtareve më të zëshme të Agjencisë Hapësinore Amerikane.

“Kemi astronaute, por nuk kemi dërguar asnjë grua në Hënë. Unë mendoj se njeriu i parë që duhet të ecë në Mars duhet të jetë një grua”, thotë Allison McIntyre, inxhiniere e NASA-s në Johnson Space Center, në Houston.

Deri më tani janë regjistruar më shumë se një herë udhëtime të grave astronaute në hapësirë, megjithëse numri i tyre është shumë herë më i vogël se ai i burrave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.