SPORT

Pavarësisht fitores me Red Bull, Ricciardo shikon mundësitë e tjera

14:35 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Daniel Ricciardo vetëm pak ditë pas fitores së parë sezonale, ka shfaqur dyshimet e tij për të vazhduar më tej me Red Bull.




Australiani, i cili u nis nga vendi i gjashtë në Çmimin e Madh të Kinës, i befasoi të gjithë edhe falë strategjisë. Ndërkohë që Ricciardo është në vitin e fundit të kontratës me Red Bull dhe për të janë të interesuar Mercedes dhe Ferrari. Mirëpo, vetë ai në një intervistë për CNN ka bërë të ditur se kërkon të jetë me makinën më të mirë.

“Dua të jem në makinën më të mirë. Kjo fundjavë, tregoi se kam mundësinë ta tregoj atë. Mendoj se mund ta mbaj atë presion dhe intensitet. Nëse fitojmë edhe disa gara të tjera kjo e bën shumë tërheqëse garimin me Red Bull, në të kundërt duhet të shikoj të tjera mundësi”, – tha Ricciardo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.