SHËNDET

Ushqimet që duhet të konsumoni, nëse keni probleme me shikimin

16:31 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sytë tanë punojnë gjithë ditën, nga momenti i zgjimit dhe deri në mbrëmje. Sidomos nëse punojmë para kompjuterit, ata lodhen dyfish.




Përveç çlodhjes, këto ushqime ndihmojnë në përmirësimin e shikimit:

1-Vezët

Nëse nuk e keni ditur më parë, vezët mund t’iu sjellin përfitime të shumta shëndetësore veçanërisht përmirësimin e shikimit tuaj. Ato përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat janë përgjegjëse për luftimin e problemeve të ndryshme të syve.

2-Perimet me gjethe jeshile

Nëse nuk i keni konsumuar shumë shpesh është koha që këto perime t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme. Sytë kanë nevojë për vlera ushqyese që ia ofrojnë këto perime. Për shembull, në perimet e gjelbra ju do të gjeni vitamina të ndryshme si; Vitaminë A, B-12, C dhe minerale kalciumi, që sytë kanë nevojë për të parë më mirë. Disa nga ushqimet që mund të përfshini në dietën tuaj janë: spinaqi, lakra, lulelakra etj.

3-Peshku

Peshku është një nga ata vaktet që nuk duhet të mungojë kurrë, sidomos salmoni dhe sardelet që kane efekte pozitive për sytë. Ata kanë  sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të  dobishme për sytë. Hulumtime të mëtejshme kanë  zbuluar se peshku përmbante vitamina A dhe D të cilat luajnë një rol kritik në mbajtjen e retinës së syrit të shëndetshme.

4-Agrumet

Agrumet janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e syrit. Konsumoni sa më shumë portokall, limon, grejpfrut, pomelo etj., që janë gjithashtu kanë zgjidhje për shumë sëmundje të tjera. Vitamina C dhe avonoidet e pranishme në agrume, mbrojnë sytë nga degjenerimi i muskujve.

5-Bulmeti

Sytë kanë nevojë për shumë lloje të antioksidantëve si beta-karoten, acide yndyrore omega-3, zink, vitaminë A, C dhe E për të qëndruar të shëndetshëm. Produktet e qumështit përmbajnë të gjithë antioksidantët që mbështesin shëndetin e syve. Sipas okulistëve është mirë t’i konsumoni sa më shumë për të përmirësuar shikimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.