Show-Bizz

VIDEO/ Fillimi i karrierës sime nuk ka qenë aspak i lehtë

22:33 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, e ka nisur karrierën e saj muzikore në moshën 13 vjeçare. Por në një intervistë për revistën “Billboard”, ku ka zënë edhe kopertinën, është shprehur se jo gjithçka ka qenë e lehtë. Ajo thotë se ka kaluar shumë pengesa derisa arriti në rrugën e suksesit.




Artistja 41 vjeçare ka theksuar se gjithçka do të ishte më e lehtë po të kishte lindur në Florida ose në New York. “Kur nisa karrierën në Kolumbi, ambienti ishte shumë armiqësor dhe skena e muzikës pop thuajse nuk ekzistonte”-ka shpjeguar këngëtarja.

“Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale. Duhej të udhëtoja në të gjithë Amerikën Latine që të prezantoja këngët e mia duke shkuar sa tek një radio në një tjetër”-ka shtuar më tej ajo. Këngëtarja simpatike kujton edhe se ka qenë në tre vende brenda së  njëjtës ditë gjatë rrugës së saj drejt suksesit. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.