Tech

VIDEO/ Roboti që zëvendësoi njeriun, mund të ndërtojë një karrige për pak minuta

15:17 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Limitet” e një roboti u testuan duke e vënë në provë për prodhimin e një karrigeje. Shkencëtarët në Universitetin Teknologjik Nanyang, Singapor treguan se robotët e tyre ishin të aftë të prodhonin karriken Stefan të IKEA-s në 8 minuta dhe 55 sekonda.




Roboti NTU u zhvillua për të treguar ‘shkathtësinë e manipulimit’, një fushë e robotikës që kërkon kontroll të saktë të forcave dhe mocioneve me gishtat apo duart e robotëve. Roboti sheh përmes një kamere 3D dhe krahët e saj janë të aftë të lëvizin në 6 boshte.

Çdo krah është i pajisur me kapëse paralele për të marrë objektet. Mbi kyçet e dorës janë montuar sensorë të forcës që përcaktojnë se sa të fortë janë “gishtat” dhe sa fuqishëm mund të shtyjnë objektet që janë në kontakt me njëri-tjetrin. Pasi merr 11 minuta dhe 21 sekonda kohë për të planifikuar në mënyrë të pavarur rrugët e lëvizjes dhe 3 sekonda për të gjetur pjesët, roboti i bën një fotografi 3D pjesëve dhe i merr për të punuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.