EKONOMI

Formula e re për pensionet e ish-të dënuarve politikë

14:00 - 20.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani– Ish-të dënuarit politikë që kanë punuar në burgje do të përfitojnë rritje pensioni. Formula e re është parashikuar në ndryshimet në ligjin për ish-të dënuarit politikë, të cilat kanë mbërritur në Kuvend dhe do të diskutohen në komisionet parlamentare. Në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore parashikohet mundësia e garantimit të së drejtës në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen dhe përfitimin e pensionit për ish-të dënuarit politikë, të cilët kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik, në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Projektligji është hartuar në përputhje me programin e Këshillit të Ministrave, duke mbështetur integrimin e ish-të përndjekurve politikë nëpërmjet politikave publike dhe sociale që respektojnë statusin e ish-të përndjekurit. Efektet financiare të projektligjit përllogariten përafërsisht në vlerën 4 milionë lekë për një muaj dhe do të mbulohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Objektivi i projektligjit është rregullimi i së drejtës për pension nëpërmjet njohjes së kohës së vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, për efekt pensioni, si punë e kryer në miniera, në nëntokë, njohjes së periudhës sa dyfishi i qëndrimit në këto burgje dhe llogaritjen e pagës sa paga e punës në minierë. Në relacion thuhet se me këtë projektligj synohet plotësimi i detyrimit kushtetues dhe garantimi i së drejtës në fushën e sigurimeve shoqërore, për përfitimin e pensionit për ish-të dënuarit politikë, të cilët kanë punuar në miniera, në nëntokë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik në ish-burgjet, që, përveç funksionimit si institucion i vuajtjes së dënimit, kanë funksionuar si miniera.
Vitet e punës
Projektligji garanton njohjen, për efekt të përfitimit të pensionit, të kohës së vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, si punë e kryer në minierë, në nëntokë. Në draft parashikohet njohja e kohës së vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, për efekt pensioni, si punë e kryer në minierë, në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Nëpërmjet këtij projektligji njihet dhe garantohet e drejta për të përfituar pension për 264 ish-të dënuar politikë, të cilët kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Nëpërmjet këtij projektligji parashikohet që koha e vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, njihet për efekt pensioni si punë e kryer në miniera, në nëntokë.




Pagesat dhe vitet e punës

Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Nga të dhënat zyrtare të mble-dhura nga Instituti i Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë rezulton se nuk kanë marrë dokumentet, vërtetimet për vendin e punës ku është kryer dënimi, 264 persona, të cilët kanë vuajtur dënimin mesatarisht 7.5 vjet, në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Me ndryshimin e propozuar, ish-të dënuarit politikë që kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik, çlirohen nga detyrimi për ta provuar këtë me anë të vërtetimit. Projektligji parashikon njohjen e kohës së vuajtjes së dënimit politik në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë si punë e kryer në miniera, në nëntokë. Periudha e vuajtjes së dënimit, për efekt pensioni, njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje dhe paga llogaritet sa paga e punës në miniera. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Projektligji ka efekte financiare për buxhetin e shtetit, pasi 264 ish-të dënuar politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë do të përfitojnë para kohe pensionin si rrjedhojë e njohjes për efekt pensioni të kohës së vuajtjes së dë-nimit si punë e kryer në miniera, në nëntokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.