Nostalgji

Nostalgji/ Tritan Shehut i bien…. Ndihmë për Alibeajn… i duhet një BERBER!

10:00 - 20.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Tritan Shehut i bien. Ndihmë për Alibeajn…i duhet një BERBER!




Tritan Shehut i bien
Si pasojë e krizës ekonomike që ka kapluar kohët e fundit Shqipërinë, është ulur edhe mirëqenia në popullsi, e si pasojë njerëzit kanë rënë nga pesha. Por siç duket, kriza nuk paska prekur vetëm popullsinë e thjeshtë. Ajo ka gjetur terren edhe në zonën e rrezikshme, parlamentin. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është një ndër ata që po vuan efektet e krizës. Si pasojë e rënies nga pesha, Tritanit kanë filluar t’i bien pantallonat, për këtë arsye ai dhe është detyruar që të ngushtojë rripin në publik. Pse kaq i pakujdesshëm more Tritan, këto punë bëhen që pa dalë nga shtëpia…!

Ndihmë për Alibeajn…i duhet një BERBER!

Ish-ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj askush nuk e mban mend pa mjekër. Kjo edhe për shkak se në kohën që u mediatizua, ai mbante të tillë. Por së fundmi, që kur nuk është më ministër, ai nuk është më i kujdesshëm si më parë ndaj mjekrës së tij. Jo vetëm që nuk e pret, por kanë filluar t’i duken edhe shenjat e para të plakjes. Kështu, me rritjen e tyre dallohen edhe më shumë thinjat që janë shtuar tashmë në fytyrën e tij, çka i shton Alibeajt disa vite më shumë mbi supe. Këshilla e menjëhershme e “Bluetooth” është: shko tek berberi, me atë rast edhe qethu se sikur të janë rritur ca edhe flokët!

Ky shkrim u botua më 3 prill 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.