Kryesore

Basha nxjerr emrat e 3 politikanëve shqiptarë: Kush po e sulmon deputetin gjerman

12:49 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kryetari i Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, po sulmohet përmes kanaleve të qeverisë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.”




Akuza e drejtpërdrejtë është bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat këtë të shtunë.

Në fjalën e tij, Basha ka denoncuar sulmet ndaj zyrtarit të lartë gjerman, lidhur me skepticizmin dhe kritikat e këtij të fundit ndaj qeverisë Rama.

Sipas Bashës, kjo po bëhet me lobim të tre personave: Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt.

“Ai është një nga figurat më të nderuara të Gjermanisë dhe Evropës, një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë, por ku të sundojë shteti i të drejtës dhe demokracia, ndaj ka shprehur hapur kritikat. Kritikat e tij janë shprehur Ramës dhe qeverisë dhe nga shumë qeveri të BE, edhe nga SHBA, por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë, që të reflektojë për kritikat Rama ka zgjedhur të prodhojë fushatë shpifjesh kundër kryetarit të cështjeve të BE në Bundestag. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, që po zhvillohet prej tre ditësh, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit që lidhen direkt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn”- tha Basha.

Pak ditë më parë, Gunther Krichbaum, tha për “Deutsche Ëelle” se rekomandimi i Komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh, para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave.

“Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit, sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për çeljen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht, dua të konsultoj gjithashtu raportet e tjera për të marrë këtë vendim. Si për shembull, raportin e ‘Transparency International’, raportin e Bankës Botërore dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Si grup parlamentar i CDU-CSU-së kemi formuluar nëntorin e përpara dy viteve pika shumë të qarta, e tani duam të dimë sesa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë sesa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill të vitit 2018, e vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, tha Krichbaum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.