EKONOMI

Furtunë në administratë, ikin nga puna 182 veta

10:15 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Këshilli i Ministrave rishpërndan numrin e punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore. Vendimi prek të gjithë ministritë dhe numri total i personave që do të duhet të “dorëzojnë” çelësat e zyrës është 182 punonjës. Ndërkohë po aq persona, 182 veta do të punësohen në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.Numrin më të madh të largimeve nga puna do ta ketë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726.




Më pas vjen Ministria e Brendshme, ku për vitin 2018 numri i punonjësve reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146. Do të shkurtohen përkatësisht shtatë vende pune në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997 dhe Ministrinë e Drejtësisë, ku pas largimit të 7 punonjësve numri i përgjithshëm i këtij institucioni zbret në 5 681.

Këshilli i Ministrave vendosi që numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4 262. Ne vendimin e qeverisë të miratuar dje mësohet se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970.

Ndërkohë numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971, ndërsa numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 035. Edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25. Ndërkohë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43. Nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për vitin 2018, reduktohet me 1 vetë ndërsa numri i punonjësve të ADISA-s, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155 punonjës.

Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46 dhe numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21. Edhe në Departamentin e Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55.

Punonjësit që ikin

1.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, reduktohet me 10 veta
2.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, reduktohet me 7 veta
3.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë, reduktohet me 7 veta
4.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, reduktohet me 92 veta.
5.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë reduktohet me 4 veta
6.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, reduktohet me 2 veta.
7.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, reduktohet me 2 veta.
8.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës, reduktohet me 7 veta.
9.Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reduktohet me 27 veta.
10.Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik, reduktohet me 4 veta
11.Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit reduktohet me 2 veta.
12.Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar reduktohet me 1 vetë.
13.Numri i punonjësve të ADISA-s, reduktohet me 5 veta.
14.Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor reduktohet me 3 veta.
15.Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror reduktohet me 4 veta
16. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike reduktohet me 5 veta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.