Show-Bizz

Këta janë VIP-at shqiptarë që janë martuar me të huaj

17:26 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashuria nuk njeh moshë, kombësi dhe as fe. Askush nga ne nuk mund ta programojë se me kë do të martohet në jetë. Është zemra ajo që e merr këtë vendim. Kuptohet jo për të gjithë vendos zemra. Por në shumicën e rasteve, kur njeriu dashurohet me dikë marrëzisht, atëherë vendosë edhe ta finalizojë në martesë këtë lidhje.




Ka disa personazhe të njohur shqiptarë, që janë martuar me shtetas të huaj, dhe po ju ecën vërtet mirë, edhe pse mund të kenë tradita të ndryshme nga njëri-tjetrit. Ata kanë treguar se dashuria e gjen rrugën dhe gjuhën, edhe kur nuk je nga i njejti vend.

Lorik Cana dhe Monica Ercoli

Ish-kapiteni legjendar i kombetares shqiptare, Lorik Cana nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të martohej me nje vajzë që nuk ishte shqiptare. Ai dukej aq patriot sa edhe gruan mendohej se do ta merrte nga Kosova ose nga Shqipëria. Por ja që zemra nuk pyet, dhe në vitin 2014 Lorik Cana i dha fund beqarisë, duke u martuar me Monica-n, e cila është italiane. Ata janë të lumtur së bashku, dhe kanë një djalë, që e kanë quajtur Boiken.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayman

Ish-Miss Albania-s, Almeda Abazit ia vodhi zemrën një aktor shumë i famshëm turk. Tolgahan Sayman dhe Almeda Abazi u martuan në Beverly Hills në vitin 2017, dhe duket se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Anjeza Shahini dhe Paul Edward Conolly

Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj anglez, Paul Edward Conolly u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2015. Këngëtarja dhe diplomati, vendosën prapritur të martoheshin, menjëherë pas propozimit romantik në Venecia.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj prej 3 vitesh shijon martesën e lumtur me bilionerin iranian Sam Nazarian. Emina dhe Sam kanë një vajzë shumë të bukur, dhe janë në pritje të fëmijës së dytë.

Albin Kurti dhe Rita Augestad Kndusen

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është martuar me norgjegjezen Rita Augestad Kndusen, në vitin 2014. Çifti janë bërë prindër të një vajze në të njëjtin vit që janë martuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.