Kryesore

Sulmi ndaj deputetit gjerman, reagon ashpër Doris Pack: Jo të gjithë shiten e blihen si Rama. Turp!

17:15 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklratën e kryeministrit Edi Rama në drejtim të Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, ka reaguar Doris Pack.




Përmes një postimi në Twitter, Pack e ka quajtur deklaratën e Ramës një histoi mashtruese e fabrikuar nga vetë kryeministri.  Në reagimin e saj, ajo është shprehur se jo të gjithë janë në kategorië e Ramë, të cilët mund të shiten apo blihen, ndërsa shton se është turp edhe për mediat të cilat shpërndajnë shpifjet e kryeminsitrit.

 “Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.

Kujtojmë që sot, kreu i PD-së, Lulzim Basha denoncoi dhe denoi ashper sulmet qe sipas tij, Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij, ne adrese te Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.