POLITIKË

Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Meta i veshur sport dhe krah vajzës ka një apel të qartë për të gjithë

10:54 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi mësuar tanimë me look-un sportiv fundjavave të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, krah vajzës së tij, Erës, Meta është shfaqur i veshur me sport. Ai ka dashur që t’i bëj një apel të gjithëve që të mbrojnë natyrën.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ilir Meta shkruan se duhet që të mbrohet natyra dhe biodiversiteti.

Postimi i plotë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.