AKTUALITET

Gropa e zezë e Gulf, si u vodhën disa milionë euro në vetëm 4 ditë

18:15 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skemë e qartë piramide me naftën. Tani ata që kanë në dorë tallonat e“Gulf” nuk dinë ku të drejtohen ndërsa shteti duket i pafuqishëm.




Për të paktën 4 ditë, nga datat 15 prill deri në 19 prill u shfrytëzua shitja e tallonave duke bërë një fitimi mbi disa milionë euro.

Sipas asaj që raporton Top Channel, pas menaxherit kryesor të “Gulf”, Albano Aliko, në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë.

Shtetasi gjeorgjian Irakli Zvanidze dhe administratori i shitjeve të kësaj kompanie për Tiranën janë dy të kërkuarit e tjerë të policisë në funksion të hetimeve të çelura nga Prokuroria e kryeqytetit.

Gjithashtu janë verifikuar pasuritë e personit nën hetim Albano Aliko për t’i ngrirë në llogari të hetimeve, por rezulton se pikat e karburantit janë të marra me qira.

Hetimet kanë zbuluar se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.