AKTUALITET

Mbytet zhytësi në Vlorë

19:35 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar që merrej me zhytje është mbytur në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Karaburun, në vendin e quajtur Shpella e “Haxhi Ali-ut”.




Policia lokale është njoftuar përmes një telefonate, teksa bëhet e ditur se trupi i pajetë i 34-vjeçarit A.H është transportuar në morgun e spitalit Rajonal në Vlorë.

Policia e Vlorës ka ngritur edhe një grup hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.