MILOSAO

Në gjurmët e kaosit…

14:00 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Loer Kume – Dritare.Ne duhet të ngjallim frikë.




Ngjarja doli e papritur. Ne ishim nisur, unë dhe Deani e dëgjuam rastësisht historinë, të gjenim këtë njeri mbeturinë njeriu, ta frikësonim derisa të pranonte fajin e tij të neveritshëm, dhe të dorëzohej në polici. Hezituam pak në fakt, menduam të prisnim dhe pak, dhe u ulëm në një lokal. Ndenjëm aty, duke parë ndeshjen e duke pirë, me njerëz të rastit aty në klub, deri në mëngjes. Në mëngjes herët lajmet dhanë që doktorin e kishin vrarë. Në fillim u habitëm shumë. Rastësi e pabesueshme. pastaj na shkoi ndër mend kjo skemë. Që vrasjen vërtet e ka bërë maniaku, por duhet ta marrim përsiper ne. grupi ATA.
– Pse?
– Sepse na shkon për shtat. I bie që sapo kemi dënuar me vdekje një maniak. Që tregon që çdo maniak do vdesë nëse bën diçka të tillë.
– Na bëre pak lëmsh tani, maniaku ka vrare një maniak dhe ne duhet të marrim përsipër vrasjen?
– Po, është komode që të vrasë dikush pa përlyer në duart realisht, kuptoni? Të vrasësh një njeri me gjak të ftohtë është gjëja më e tmerrshme që mund të të ndodhë.
– Pse, e ke provuar ti Enkel?
– Pse, mos doje ta bëje ti para meje? – E shigjëtoi me një nerv të papritur Teli personin që njihej si shkrimtar, frankofon, e si përkthyesi i një sërë autorësh të mëdhenj nga frëngjishtja në shqip.
– Avash o mik se batutë ishte. – ia ktheu ai. S’ta pata me të keq.
– Po s’jemi për shaka sot këtu. Është pyetje serioze per ju të tërë. Diskutohet të marrim përsipër një vrasje që s’e kemi bërë, ose jo. Pasoi heshtje në dhomë. Pder pak sekonda ddegjohej vetdem kedrcitja e zjarrit nde oxhak. – Gjithçka nde emder tde çeshtjes tonë. Çdo rrugë është e mirë. Se di tani, vendimi është i përbashkët. Mua më duket ide e mirë. Do kemi në historik një viktimë tonën, e tërë pa bërë duart pis. Me mirë nami se syri në këtë rast. Si thoni ju?
– Mirë them unë personalisht, pranoj. Por ka të pakten dy probleme, – mori fjalën historiani i ri, punonjës i Muzeut Historik , – e para, ku e di populli i tërë ç’ka bërë ky dentisti i qelbur? E dyta, ku e dimë ne që e ka vrarë maniaku?
– Po kush tjetër do ta vriste? – foli Teli menjeherë. – Në një rrugë me një maniak, kalon një maniak, të cilin maniaku e vret. E forte është apo jo?
– Po pse maniaku?
– Po kush?
– Prindi fëmijës.
– Po s’ka si. Ai ishte te klinika kur vranë maniakun.
– Ku e dimë ne? Ju e latë te klinika, por ai s’ka fjetur te klinika. Dhe ne s’dimë kur është vrarë dentisti.
– Po e dimë pra, në darkë.
– Lajmin e kam parë dhe unë, dhe ata tregojnë vetëm që e kanë gjetur në rrugë në një cep qorr rreth ores katër, atëherë kur keni dëgjuar dhe ju. Se kur është vrarë saktë, nuk e dimë.
– Po ashtu si e kanë vrarë vetëm maniaku mund ta vriste. Këmbënguli Teli.
– E si e kanë vrarë? Ne s’e dimë. Askush s ka dhënë hollësi për të.
– Po është gjetur i vrarë me armë të ftohta pra. – Ndërhyri Deani. – vëtëm maniaku vret me armë të ftohta.
– Ore, atë mund ta ketë vrarë maniaku, hajdutët, prindi fëmijës, në nuk e dimë kush e ka vrarë. – ka te drejte Andi. – foli për herë të parë gjatë darkës Mirela, një poete, njeri biznesi, nga të parat femra të suksesshme në biznes, e mike fëmijërie e Telit.
– Njerëz njerëz, – foli Deani. – atë mund ta këte vrarë dhe zoti vetë, në fund të fundit pse ky diskutim? Ç’na duhet kush e vrau? Nëse e ka vrarë prindi aq më mirë, mbulojmë prindin. Duke marrë përsipër veprimin, ndreqim shumë gjëra.
– Por ama dhe vrasja e tij nuk është e drejtë, – foli drejtoresha e një shkolle të mesme qe Deani e kishte ftuar duke e pasur ish kolege e bashkëpunëtore në ministri.
– Sepse s’ishte fëmija jot! – iu kthye Teli asaj.
– Shih, nuk mblidhemi këtu për t’u bërë me fjalë Tel, nëse s’e di këtë, bën mirë ta mësosh, – iu përgjigj drejtoresha sërish.
– Ke të drejtë, foli inxhinieri elektronik, – Teli merr flakë shpejt, por kjo është çeshtje peshoresh, e thamë që në fillim. Në vend të maniakut apo prindit, atë duhet ta kishim vrarë ne, ATA, projekti Karma Police, të kujtohet? Aty ishe kur vendosëm. Dhe sikur ta bënim ne, s’do ishte e drejte. Po këtu s’po diskutojmë për drejtësi, të paktën në terma zyrtarë, këtë e kemi diskutuar ditën e parë qe u mblodhëm. Deani na e tregoi idenë e drejtësisë ne koncept prioritar. Këtu jemi për drejtësi të llojit tjetër, asaj të madhes. Këtë secili nga ne duhet ta ngulisë në kokë. Jemi arma e fundit në këtë shoqërine tonë, e këto veprime janë dëshpërimi më i madh e shpresa e madhe e vetme për të vënë disi gjërat në vijë. Midis dy të këqijave ne bëjmë të keqen më të vogël. Kjo s’domethënë që jemi të pastër. Por jemi shpresa e fundit. Ndaj mund të gënjejmë, mashtrojmë, vrasim, presim për një të mirë të madhe të përbashkët, për të bërë botën tonë më të mirë fundja. Kjo është per mua.
– shumë bukur e the inxhinier. Dhe për mua faktikisht.
– Dhe unë kështu e mendoj, e drejtë.
– Po po.
– Dhe une po.
Pasuan nje varg ‘Po’ të tjera, derisa drejtoresha e gjimnazit tha, – e di e di.
– Nëse vendosim të marrim përsipër diçka që duhet ta bënim vetë ne, atëherë më jepni kohë sa të rregulloj një numër të ri të gazetës, e të kopsis situatat e deklaratës së vrasjes nga grupi ATA. – tha Deani.
– Mendoj se duhet të vrasim dhe maniakun, – tha historiani.
– Dhe unë e mendoj kështu, por ec e thuaju këtyre që dhe kur s’ kanë bërë gjë dridhen. -Përshpëriti Deani në vesh të tij. – duhen mësuar me idenë ne kohë.
– Po bëja shaka, – tha historani, – por vërtet që ai maniak duhet likujduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.