AKTUALITET

Shqiptarë drejt Francës për azil, shkatërrohet grupi kriminal. Fitimi 600 mijë euro

14:46 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup kriminal, mes të cilëve kishte dhe shqiptar, është shkatërruar nga policia franceze. Sipas autoriteteve vendase 9 të arrestuar të shtunën ishin përgjegjës për futjen në vend të 2500 deri në 3,000 shtetas shqiptarë dhe kosovarë për 1 vit.




Operacioni ka nisur që në muajin mars, ku 14 persona janë arrestuar, përfshirë edhe katër organizatorët e rrjetit.

Prokurori Frederic Nahon ka thënë se autobusët largoheshin nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme dhe destinacioni ishte Franca.

Më pas ata dërgoheshin në Metz dhe Strasburg, me një mesatare prej katër autobusësh në javë.

Sipas prokurorit shqiptarët dhe kosovarët përfitonin asistencë për strehim, ndërsa fitimi i grupit ka arritur në 600 mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.