LIFE STYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni, nëse doni flokë të gjatë

12:28 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flokët thuhet se janë gjysma e bukurisë së femrave. Nëse  keni dashur gjithmonë flokë të gjatë, por pavarësisht shampove dhe maskave të ndryshme nuk ja keni arritur, ne kemi një lajm të mirë për ju.




Mos shpenzoni me trajtime të shtrenjta, por shtoni këto produkte  në rrëgjimin tuaj ushqimor:

Salmoni

Përmban shumë Omega-3, çka ndihmon për rritjen e shëndetshme të flokut dhe rigjenerimin e pjesës së dëmtuar.

Gocë deti

Gocat e detit, përveç të tjerave janë shumë të pasura me zink, i cili ka aftësinë të bëjë që floku juaj të rritet shpejt dhe me më shumë shkëlqim.

Fileto pule

Mishi i pulës përmban shumë proteina, të cilat janë shumë të domosdoshme për prodhimin e keratinës.

Vezë

Vezët përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, të cilat janë edhe elementët kryesorë që ndihmojnë për rritjen e flokëve.

Bajame

Bajamet kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës E, e cila është përgjegjëse për rritjen dhe fuqizimin e rrënjës së flokut.

Thjerrëza

Thjerrëzat përmbajnë një sasi të madhe të hekurit dhe ky përbërës ndikon direkt në rritjen e flokëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.