BOTA

Belgjika dënon ashpër autorin e sulmit terrorist në Paris

11:07 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Salah Abdeslam, autori i dyshuar i sulmit terrorist në Paris në vitin 2015-të, është dënuar me 20 vite burg në Belgjikë.




Abdeslam dhe i dyshuari tjetër Sofien Ayari u shpallën të dy fajtorë për akuzat e vrasjes në tentativë të lidhur me qëllime terroriste.

Ata qëlluan ndaj oficerëve, të cilët bastisën një banesë në Bruksel në 2016-ën. Abdeslam, 28 vjeç, ishte në kërkim për katër muaj.

Abdeslam ndodhet në një burg në Francë, në pritje të një tjetër gjyqi, për rolin e tij të dyshuar në sulmin terrorist të Parisit në Nëntor të vitit 2015.

Ai ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve nga gjyqtari në gjyqin në Bruksel, dhe përfundimisht refuzoi të merrte pjesë në seancat dëgjimore.

As ai, as Ayari, 24 vjeç, nuk ishin në gjykatë, pasi aktgjykimi u lexua të hënën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.